Hapësire reklamuese

Aktualitet

TRAGJIKE/ 23-vjeçari i jep fund jetës, vetëmbytet në liqenin e Ulzës

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Ulzës, ku një 23 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Ditën e djeshme rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë. Dyshohet se 23-vjeçari vunate nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale”, njofton policia

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll