Tragjedia në Tiranë pasqyrohet nga mediet e vendeve fqinje, reagojnë edhe Dëshmitarët e Jehovait në Greqi (Deklarata)

Publikuar tek: rajon, më 21:03 03-07-2020 Tragjedia në Tiranë pasqyrohet nga mediet e vendeve fqinje, reagojnë edhe Dëshmitarët e Jehovait në Greqi (Deklarata)

Tragjedia në Tiranë ku u gjetën të vdekura nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, si dhe vajza tjetër Blerta në gjendje kritike për jetën, është pasqyruar gjerësisht në mediat e vendeve fqinje.

Ngjarja tronditëse ka tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ku gjithashtu ndodhet një nga degët më të mëdha të Dëshmitarëve të Jehovait me qendër në Athinë.

Për nga natyra tronditëse e ngjarjes, mediat e vendit fqinj e kanë raportuar me detaje të hollësishme, çka duket se ka sjellë edhe reagimin e Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend, raporton newsbomb.al.

“Ne duam t’ju informojmë zyrtarisht se asnjëra prej dy grave që kanë kryer vetëvrasje nuk i përkisnin bashkësisë sonë fetare, dhe as nuk kishin ndonjë lidhje me të. Vetëvrasja nuk është arsye e justifikuar nga feja e Dëshmitarëve të Jehovait. Bibla bazohet në respektimin absolut të jetës njerëzore, dhe askund nuk thuhet të kryhet vetëvrasje si diçka që është e bekuar nga Zoti. Është bindja jonë e thellë që Zoti nuk do t’i kërkonte askujt t’i japë fund jetës së tij, sepse jeta është e shenjtë për të,” thotë në deklaratë komuniteti grek i Dëshmitarëve të Jehovait.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010843992233276
array(1) { ["section"]=> string(121) "tragjedia-ne-tirane-pasqyrohet-nga-mediet-e-vendeve-fqinje-reagojne-edhe-deshmitaret-e-jehovait-ne-greqi-deklarata-212742" }