Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shkrumbimi i spitalit të Tetovës, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhjetra pacientë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Shkupit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.
Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre!
Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!
Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën”, shkruan Meta.