Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedia në Qafë Muzinë, reagon kryebashkiaku Golemi: Humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia në Qafë Muzinë, reagon kryebashkiaku Golemi: Humba

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, shkruan për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Qafën e Muzinës, ku humbën jetën 5 persona dhe disa të tjerë u plagosën. Ai thotë se dhimbja për këtë aksident është e madhe, e shumë më shumë për të kur një prej vitkimave ishte i afërm i Golemit.

"Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon", shkruan ai ndër të tjera.

Mesazhi i kryebashkiakut Golemi për tragjedinë e Qafë Muzinës:

Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon.

Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë.

Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!

***
Kujtojmë se, në aksidentin e djeshëm humbën jetën Shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll