Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
20 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Tragjedia në Kroaci, deputetja shqiptare afër familjarëve të viktimave: Një baba nuk ka mundur të njohë fëmijën e vet, nga plagët e marra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përlaskaj ka folur në lidhje me gjendjen e të lënduarëve në aksidentin tragjik ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë. Ajo ka thënë se që prej momentin kur ndodhi aksidenti ka qenë pranë qytetarëve që mbetën të plagosur dhe familjarëve të viktimave.

“Jam me disa familjarë, por nuk e kam parë të arsyeshme që ti tregoj që anëtarët e familjes së tyre kanë humbur jetën. Jam munduar që t’i drejtoj dhe të vijë dikush që ti tregojë si është situata”, ka thënë ajo për mediat kosovare.

Gjithashtu, deputetja ka rrëfyer dhe një moment tepër të dhimbshëm, sipas së cilës babai i një prej të aksidentuarëve nuk ka mundur që ta njohë vajzën e tij për shkak të plagëve të marra.

“Sipas të dhënave që kam patur, një baba nuk ka mundur që ta njohë fëmijën e vet në gjendjen që e ka parë. Kam folur me babain e saj dhe është shumë e dhimbshme nuk kam fjalë si ta përshkruaj”, shton ajo. Lekaj ka falenderuar autoritetet kroate për ndihmën e menjëhershme që u kanë ofruar të plafgosurve.

Kujtojmë se aksidenti tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në Kroaci i preu jetën në mes 10 personave. Në autobusr udhëtonin 69 shqiptarë ku shumë prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Më shumë

spot_img