Hapësire reklamuese

Politikë

Tragjedia në Himarë, Partia e Lirisë në mbështetje të protestës:  T’i tregojmë këtij regjim kriminal se populli shqiptar është Zot i fateve të veta

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia në Himarë, Partia e Lirisë në mbështetje

Një ngjarje e rëndë tronditi dje vëndin, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas pë vdekje nga një skaf më Himarë teksa ishte duke u larë në det me babain e saj.

Qytetarët kanë paralajmëruar protestë në rrjetet sociale. Prrotesta do të mbahet më 4 gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme.  Pjesë e kësaj protestë do të jetë edhe Partia e Lirisë.

“Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

Është koha për t'i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta! ??” thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu