Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedia në Genova, politikanët shqiptarë shprehin ngushëllime: Lutje për viktimat dhe familjet e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Të shumta kanë qenë reagimet dhe mesazhet ngushëlluese nga politikanët shqiptarë për tragjedinë e ndodhur në Genova të Italisë ku si pasojë e shembjes së urës, humbën jetën 35 persona mes tyre dy shqiptarë.

Në një mesazh në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thotë se mendimet dhe lutjet shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa falenderon dhe ekipin e kërkim-shpëtimit që po punon pa ndërprerje në vendin e tragjedisë.

“Jam i pikëlluar nga tragjedia e tmerrshme që goditi Xhenovën. Mendimet dhe lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. Uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve. Një falënderim për heronjtë që punojnë pa ndërprerje në vendin e tragjedisë”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë edhe kyetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër ngushëllimi Senatit dhe Dhomës së Deputeteve të Italisë.

“Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave të katastrofës në Genova. Shërim të shpejtë tē mbijetuarve dhe mbeshtetje përpjekjeve mbinjerezore të zjarrfikëve. Bujaria e gjenovezeve, është në zemrat dhe mirenjohjen e çdo shqiptari”, shkruan Ruçi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu