Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Tragjedia në Genova, imami lutje për dy shqiptarët: MESAZHI prekës që mori duartrokitje (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Në funeralin shtetëror në nder të viktimave në Genova ishte i pranishëm edhe një imam. Krahas meshës së krishterë për viktimat, imami përfaqësues i komunitetit mysliman në Genova bëri lutjtet e tij dedikuar dy të rinjve shqiptarë mes viktimave, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina.

 

“Genova e cila në arabisht përkthehet ‘e bukura’ do të dijë të ringrihet. Bashkësitë myslimane luten për paqe me të gjithë ju. Zoti mbroftë Italinë dhe italianët”, ishte ky mesazhi që dha imami, i cili mori duartokitjet e qindra të pranishmëve.

Dje u zhvillua ceremonia shtetërore për 18 nga 42 viktimat, pasi për pjesën tjetër familjarët preferuan ceremoni private. Italia ishte dje në ditë zie kombëtare, flamujt e shtetit u ulën në gjysmë shtizë.

42 persona humbën jetën kur ura ‘Morandi’ u shemb mesditën e 14 gushtit duke shënuar tragjedinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Itali.

Më shumë