Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Fier dhe inxhinieri i kësaj kompanie, janë arrestuar nga Policia pasi kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV, shkruan newsbomb.al.
Në pranga kanë rënë:
1- Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
2- Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gjergj Duka 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.
Shtylla e tensionit të lartë u rrëzua dje dhe për pasojë dy elektriçistët ndërruan jetë në vendngjarje. Sot, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.