Hapësire reklamuese

Politikë

Tragjedia në festivalin në Izrael, Meta mesazh ngushëllimi: I gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia në festivalin në Izrael, Meta mesazh ngushëllimi: I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit ku të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh ngushëllimi për Izraelin, duke u shprehur se Shqipëria i gjendet pranë popullit mik izraelit dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael.

Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve”, shkruan Meta.

LEXO EDHE: Festë dhe masakër në Izrael, 44 besimtarë humbin jetën në festivalin fetar, 100 të plagosur

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll