Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Tragjedia me autobusin me shqiptarë, Zaev: Viktimat janë të moshës 25 deri 30 vjeç, ka edhe fëmijë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tashmë ndodhet në Bullgari në vendin ku ndodhi tragjedia, ku humbën jetën 45 persona.

Gjatë një interviste për Bulgaria ON AIR, kryeministri tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë dhe deri tani ka arritur që të bisedojë vetëm me njërin prej tyre.

Zaev bën me dije se viktimat e tragjedisë i përkasin moshave pres 25-30 vjeç, ku mes tyre ka dhe fëmijë.

 “Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, tha Zaev.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm një autobus me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përfshirë në aksident dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Aksidenti ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, me tyre 10 fëmijë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img