Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, reagon Meta: Hidhërim dhe trishtim i madh për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bullgari në orët e para të mëngjesit të ditës së martë, ku humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti shprehet se ndjen hidhërim të madh për humbjen e jetës së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut duke i uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”, shkruan ai.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm një autobus me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përfshirë në aksident dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Aksidenti ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, me tyre 10 fëmijë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img