Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Tragjedia me 3 të vrarë, lirohen nga burgu 2 vëllezërit e autorit që qëlloi babë e bir në Klos

Lajme të ngjashëm

Janë liruar mëngjesine sotëm nga burgu vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autori i vrasjes së babë e bir dje në Klos dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që pas ngjarjes ai u vetëvra.

Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri këtë mëngjes lanë qelitë duke u kthyer në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme  në Klos, ku autori Fiqiri Mjeshtri shkoi për t’u sqaruar me Ilir dhe Kenado Shirën, përkatësisht babë e bir, pasi nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me 17 vjeçarin Kenado Shira.

Më pas debati degjeneroi deri në përdorimin e armës, ku mbetën të vrarë Ilir dhe Kenado Shira dhe u plagosën dy të tjerë.

Pak minuta pas krimit autori u vetëvra. Ndërkohë ditën e djeshme vajza e viktimës Shira, ka deklaruar në Polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kishin shantazhuar me foto dhe video në Instagram.

Më shumë