Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tragjedia e Potamit, Balla i përgjigjet Dumës: Një idiot që u flak nga Policia, e riktheu një prokuror KÇK

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia e Potamit, Balla i përgjigjet Dumës: Një idiot që

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj deputetes Grida Duma, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Potam, ku humbi jetën 7 vjeçarja humbi jetën pas goditjes nga skafi në breg të detit, i cili drejtohej nga një polic.

Teksa Duma kërkoi që të mbahej një minutë heshtje, Balla se këtë ngjarje nuk e ka harruar askush, duke shtuar se efektivi ishte përjashtuar nga radhët e Policisë, por ishte një prokuror “KÇK” që e riktheu atë sërish në detyrë. Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra.

                         Pjesë nga fjala e deputetit Balla:

Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit.Ju siguroj zonja deputete asnjë në këtë sallë nuk e ka harrur ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vogëlushe humbi jetën nga goditja fatale e skafit. Aksidentin e kreu një punonjës police dhe kjo e shtoi revoltën tonë. Të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Për atë lloj tragjedie as atë ditë, as sot, nuk gjejmë dotë të japim ngushëllim.  Sot duhet risjellë në vëmendje ka të bëjë me një fakt se ai person nuk duhet të ishte në atë pozicion.Policia e kishte flakur nga radhët e saj, por më pas u shfaq një prokuror KÇK që e riktheu në Polici.

Kur flasim dhe bëjmë gjyqtarin, duhet të marrim faktet një për një. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësihme, pasi një idiot që flaket nga Policia e Shtetit dhe gjen një idiot tjetër dhe bëjnë pazarin.  Këtu bëhemi dakort se ne do të vazhdojmë të mbështesim refromën që të godasim sa më shumë individë të tillë. Prokurori që e riktheu këtë individin e ka fshirë vettingu.  Gjej rastin të përshënes vendimin e KE për të sankisonuar persona  me nivel të lartë të korupsionit. Rasti më flagrant është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” për korrupsion të nivelit të lartë edhe nga SHBA dhe Britania dhe besoj me këtë ecuri edhe nga BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese