Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

TRAGJEDIA E NËNËS së Aldi Ramës, vrasësit të policit: BASHKËSHORTI i sharroi këmbë e duar në sytë e dy fëmijëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Çfarë ndodhi në Kallamata 12 vite më parë? Përplasjet mes çiftit të ri që sollën një nga krimet më monstruoze që ishin parë ndonjëherë në Greqi! Si Rufan Rama masakroi me një sharrë elektrike nënën e dy djemve të tij dhe më pas i kërkoi ndihmë policisë. Fakte dhe detaje të panjohura më parë të referuara nga prokuroria greke… Si rrugëtoi fëmija Aldi Rama pa i mbushur ende 9 vjeç me imazhin e nënës së tij të sharruar këmbësh e duarsh! Vrasja e oficerit të policisë, reagimet e të atit dhe mohimi i këtij të fundit publikisht të ishte ai autori i asaj masakre ndaj ish-gruas së tij!  

Ishte ora 20.00 e mbrëmjes së 28 shtatorit kur një grua, që çalonte duke ecur, e ndonjëherë ulej nëpër shkallët e pavionit të traumës në Spitalin Ushtarak, “lante” me lot shkallët e urgjencës, e kapte prej xhakete a përparëseje këdo nga mjekët, infermierët që hynin brenda në spital.

42 vjeçarja vinte vërdallë si e shushatur dhe pavarësisht ndonjë fjale që i thoshte ndokush atypari se do ta informonin për zhvillimet, (por duhet të largohej nga hyrja e spitalit), nuk lëvizte prej andej.

Herë fshinte lotët e herë fshinte hundët që i kullonin. Donte të dinte më shumë rreth të birit, që mëngjesin e asaj dite, ishte kthyer në kryelajmin e të gjitha mediave; në rrjetet sociale, ishte njeriu që po urrehej më shumë nga komentuesit, edhe pse ishte vetëm 21 vjeç.

Informacioni që arrinte të mblidhte ishte me “pikatore”. Dinte vetëm që i biri kishte qëlluar veten, në kokë, por edhe ky informacion kishte një tis misteri që vetë nëna nuk e pranonte për të birin. E vetmja gjë që mendonte ishte sesi të dilte nga ajo sallë operacioni ku e kishin futur prej orësh, dhe nuk jepte kush “xhevap”.

Të paktën t’i thoshin një fjalë të mirë, të ngushëllonin nënën që priste me sytë drejt qiellit të errët, duke iu lutur perëndisë, që sado të kishte gabuar, ai ishte djali, djali i saj. Një nënë, nuk e hedh dot poshtë të birin.

Pastaj ato orë endej në kujtime, sa pak kohë kishte kaluar me të. Çfarë kishte ndodhur. Fundja fare, Perëndia, do të kishte një shkak se pse jeta e saj kishte qenë zi e më zi gjithë këto vite, ndërkohë që ajo e djalit tashmë po merrte një tjetër drejtim. Veç të dilte gjallë nga operacioni, se mandej, do të merrej vetë  me të, nuk do ta linte më në Lezhë aty ku djaloshi ishte. Fundja çdo bënte. Edhe nëse dilte gjallë nga operacioni, ai do të përfundonte dyerve të burgut. Po nëna si nënë, do ta ndiqte kudo që të shkonte. E kishte bërë edhe më parë….

Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, dalë në treg nga 20 tetori, vetëm 500 lekë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img