Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedia e familjes nga Kosova, 3 viktimat u helmuan nga kërpudhat, policia procedon dy mjekë nga Durrësi për “mjekim të pakujdesshëm”

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia e familjes nga Kosova, 3 viktimat u helmuan nga kërpudhat,

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarë të kësaj familje, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara.

Tre familjarët kishin mbledhur kërpudha dhe i kishin konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit, por kanë shfaqur probleme me shëndetin. Ata janë dërguar fillimisht në spitaline  Durrësit dhe më pas në Tiranë për një trajtim të specializuar, por nuk ia dolën të mbijetojnë.

E para ka ndërruar jetë nëna e familjes Haliti, ndërsa më pas djali dhe në fund nusja e tij. Policia ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht dy mjekë nga Durrësi për “mjekim të pakujdesshëm”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu