Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Tragjedia e 9 janarit, Meta: Humbën jetën në përpjekje për një të ardhme më të mirë, të bëjmë gjithçka e mos lejojmë…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3575e60619be3500fbb5cc535549bc82

Presidenti Ilir Meta ditës e sotme ka kujtuar tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se atë atë kohë 28 persona humbën jetën në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë, teksa shkruan se duhet të bëjmë gjithçkl për të mos lejuar më të tilla tragjedish.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.

Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre,” shkruan Meta në postimin e tij.

Çfarë ndodhi në 9 Janar 2004:

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç.

Më shumë

spot_img
spot_img