Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tragjedi në Zvicër, pesë anëtarë të një familje gjenden të pajetë

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Zvicër, pesë anëtarë të një

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zvicër, ku pesë anëtarë të një familje janë gjetur të pajetë.

Trupat e pesë anëtarëve të një familjeje janë gjetur brenda shtëpisë së tyre të djegur në Zvicrën perëndimore dhe dyshon se babai qëlloi dhe vrau gruan dhe tre vajzat e tij përpara se të vriste veten.

"Pas dy ditë hetimesh intensive, skenari i një drame familjare është më i mundshmi sipas prokurorit përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesve ," tha policia në një deklaratë.

Trupat e anëtarëve të familjes që jetonin atje, babai 45-vjeçar, nëna 40-vjeçare dhe tre vajzat e tyre, të moshës 5, 9 dhe 13 vjeç. Secila prej viktimave kishte plagë plumbash në trup.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit, por policia foli për “prezencë të një sasie të madhe benzine në dhomat e ndryshme të shtëpisë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese