Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Lion të Francës. Mediet e huaja raportojnë se një foshnje 11-muajshe është vrarë në një çerdhe nga edukatorja 27-vjeçare.
Mësuesja e cila rrëfeu krimin, u arrestua me akuzën e vrasjes me vetëdije të një fëmije nën 15 vjeç. Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”.
Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në Rue Danton në Lyon. Rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ndihma, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron nga ku u raportua e vdekur.