Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, ndërron jetë fansja 23-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, ndërron jetë fansja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në konceritin e këngëtares Taylor Swift në Rio de Janeiro.

Teksa ishte duke u zhvilluar koncerti, ku ishin pjesëmarrës mijëra persona, një 23-vjeçare nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur jetën.

Shkaku i vdekjes së Ana Clara Benevides Machado ende nuk është bërë i ditur. Zyra e prokurorit publik të Rios hapi një hetim penal dhe tha se trupi i Benevides është duke u ekzaminuar.

Mediat e huaja shkruajnë se pjesëmarrësit në koncert nuk u lejuan të merrnin ujë pavarësishtë temperaturave të larta që kanë prekur Brazilin gjatë ditëve të fundit.

Në një shënim të shkruar me dorë të shpërndarë në mediat e saj sociale, Swift tha se zemra e saj ishte copëtuar nga ngjarja, teksa shkruan se 23-vjeçarja ishte një vajzë shumë e bukur.

Organizatori i shfaqjes, Time4Fun, tha në Instagram se vajza nuk ishte njerë mirë dhe është dërguar në një qendër të ndihmës së parë dhe më pas në një spital, ku vdiq një orë më vonë.

Fansat që ndoqën shfaqjen e së premtes thanë se nuk u lejuan të merrnin shishe uji në stadium edhe pse Rio dhe pjesa më e madhe e Brazilit kanë pasur temperatura rekord këtë javë mes një vale të rrezikshme dhe të qëndrueshme të të nxehtit. Temperaturat në Rio të premten ishte 39.1 gradë Celsius.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese