Hapësire reklamuese

Aktualitet

TRAGJEDI në Klos/ Sherr me armë mes dy vëllezërve, vdes njëri dhe djali i tij (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Mësohet se pas sherrit mes dy vëllezërve Dakuci ka humbur jetën njëri prej tyre dhe djali i tij.

Viktima kanë mbetur Kujtim Dakuci dhe djali i tij Gerti Dakuci, 17 vjeç. Trupat e dy tyre ndodhen në morgun e spitalit të qytetit të Burrelit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibër, ndërsa dyshohet se shkak i kësaj ngjarje tronditëse të jetë bërë konflikti për pronën.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu