Hapësire reklamuese

Bota

Tragjedi në Honduras dhe Nikaragua, URAGANI ‘Eta’ u merr jetën 3 personave; kishte shpejtësi 240 km/orë

Shkruar nga Newsbomb

Uragani ‘Eta’ ka goditur Amerikën Qendrore ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe ka sjellur përmbytje të mëdha.

Një prej viktimave ka qenë një vajzë 12-vjeçare në qytetin e San Pedros. Gjithashtu, 2 minatorë kanë humbur jetën pasi janë zënë poshtë në minierë nga balta e shkaktuar prej uraganit.

‘Eta’ e cila kishte një shpejtësi prej 240 kilometrash në orë, ka sjellë reshje të forta të shiu dhe rreshqitje dherërash duke shkatërruar shtëpitë e më shumë se 559 banorëve të zonës.

Qeveria ka evakuuar të gjitha spitalet e zonës, duke i dërguar pacienët në një shkollë lokale. Sipas ekspertëve, uragani pritet të sjellë akoma dhe më shumë dëme të tjera pasi është ende në lëvizje.

hurakani.jpg

Sondazh

Poll