Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Tragjedi në Gjermani, trinjakët shqiptarë ngatërrojnë rezervuarin e komshiut me pishinë, mbyten dy prej tyre

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d98039e65c1138c72ab6239ded7f5283

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rhine Westphalia, në perëndim të shtetit gjerman. Trinjakët shqiptarë u futën në rezervuarin artificial të komshiut të tyre, me mendimin se mund të notonin pasi e ngatërruar me një pishinë-komardare qëvendoset nëpër oborre.

Trinjakët së bashku me motrën e tyre më të madhe vrapuan përtej rrugës ndërkohë që prindërit e tyre po flinin. Ngjarja ka ndodhur në ditën e verës në qytetin Greven. Të katër fëmijët kaluan rrugën dhe shkuan në mini-liqenin e komshiut, duke menduar se munt të notonin atje, por fatkeqësisht dy prej tyre janë mbytur.

shtepia1.jpg

Fqinji i zbuloi dy trupat e pajetë në orën 04:15 të mëngjesit. Menjëherë u kontaktuan shërbimet e urgjencës, të cilët u përpoqën t’i rikthejnë në jetë fëmijët. Fëmijët e vegjël, një djalë dhe një vajzë u dërguan në Spitalin Universitar në qytetin afër Munster në një gjendje kritike. I pari që humbi jetën ishte djali, e më pas vajza.

Vdekja e tyre u konsiderua një incident tragjik. Fqinji si dhe familja e fëmijëve të vegjël, janë në gjendje shoku dhe po trajtohen nga ekspertët, thuhet në raporte. Mediat lokale nuk e kanë emëruar familjen, por i përshkruan ata si një familje me origjinë nga Shqipëria.

Një i afërm i tha gazetës gjermane BILD: Fëmijët ishin mësuar me ujë, gjithmonë luanin dhe notonin në pishinat-komardare. Kështu ata menduan se ai rezervuar ishte një pishinë e tillë, dhe u mbytën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img