Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

TRAGJEDI në familjen shqiptare në Greqi, përfshihet nga FLAKËT banesa, tezja shpëton dy fëmijët, HUMB jetën 16-vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

1a63a925c2a0f377543ea6a21c68f3f3

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Mediat greke bëjnë me dije se ka rënë zjarr në një shtëpi ku jetonin shqiptarët rreth orës 11:00, dhe se në shtëpi ndodheshin vetëm 3 fëmijët e mitur.

Nëna dje kishte udhëtuar për në Shqipëri, ndërsa babai ishte në punë.

Për fëmijët kujdesej tezja, por që atë moment kishte dalë nga shtëpia. Ka qenë mbesa 13-vjeçe e cila ka njoftuar tezen se në banesë kishte rënë flakë.

Në moment ajo u thye në banesë dhe u fut në mes të flakëve për të shpëtuar nipërit dhe mbesën.

Ajo arriti të shpëtonte mbesën 13-vjeçare dhe nipin 6-vjeç, fatkeqsisht nuk arriti të mbijetonte djali tjetër 16-vjeç, i cili kishte kishte probleme me lëvizjen.

Shkaqet e zjarrit pritet të hetohen nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img