Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedi në familjen e gazetarit, ndahet parakohe nga jeta djali i Xhevdet Shehut

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në familjen e gazetarit, ndahet parakohe nga jeta djali i Xhevdet

Alban Shehu, djali i gazetarit të njohur Xhevdet Shehu, ka ndërruar jetë parakohe në moshën 42 vjeçare.

Familja njofton se përcjellja e të ndjerit do bëhet ditën e mërkurë, datë 5 korrik 2023. Ndërsa pritjet në shtëpi do të bëhen deri në orën 14.30, në adresën rruga Mine Peza, Pallati 2, Shkalla 4, Apartamenti 26.

Varrimi i Albanit do bëhet në Tufinë, në orën 15.00. Newsbomb.al i bashkohet mesazhit të drejtuesve dhe stafit të Gazetës Dita, duke i shprehur ngushëllimet më të thella gazetarit dhe kolegut tonë për ikjen e parakohshme të të birit.

I lindur në fshatin Hekal të Mallakastrës, Xhevdet Shehu ngjiti shpejt shkallët e gazetarisë dhe shtypit të shkruar, duke punuar për Zërin e Rinisë, Zërin e Amerikës, ishte pjesë e Gazetës Telegraf dhe prej shumë vitesh është bashkëpunëtor i Gazetës Dita.

Xhevdet Shehu është ndër gazetarët më jetëgjatë të medias shqiptare dhe korrespondent i parë në gjuhën shqipe i Zërit të Amerikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese