Hapësire reklamuese

Bota

Tragjedi në Afganistan, shpërthen makina bombë, 7 viktima dhe 50 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku nga shpërthimi i një bombe kanë humbur jetën 7 persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjera.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një bombë ishte vendosur poshtë një makine ka shpërthyer pranë një stacioni policie duke shkaktuar edhe tragjedi.

Shtatë persona humbën jetën në vend, ndrësa 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Guvernatori i Herat Sayed Abdul Ëahid Qatali tha se disa gra dhe fëmijë ishin midis të vdekurve. Dhjetëra shtëpi dhe dyqane u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje për të ndihmuar disa njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Ende nuk dihet se kush është i përfshirë në këtë ngjarje, zyrtarët lokalë fajësuan kryengritësit Talibanë.

Sondazh

Poll