Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi gjatë një kontrolli policia i ka gjetur me vete në makinë një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Sipas policisë dy të rinjtë Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu kishin ardhur në Tiranë për të bërë shitjen e pistoletës, me krehër e municion luftarak, dhe një silenciatori që i kishin fshehur brenda automjetit të tyre.

Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për dy shtetas që dyshohej se kishin transportuar një armë zjarri pistoletë, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Transportuesi 4".

Si rezultat i tij, në rrugën "Dritan Hoxha", u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese