Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Trafikuan 13 milionë euro kokainë, burg për 4 shqiptarët në Angli

Shkruar nga Newsbomb

Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi tentuan të trafikonin 139 kilogramë kokainë në fshehura në kontinierë.

Sipas medieve britanike, Mirgent Shahu është dënuar me tetëmbëdhjetë vite burg pasi ishte “koka” e bandës. Kjo erdhi si rezultat i një hetimi të gjatë, ku në fund Agjencia e Kombëtare e Krimit arrestoi katë shqiptarët teksa shkarkonin një kontinier me gati 11 milionë paund drogë.

Kontejneri kishte mbërritur nga Ekuadori dhe u kontrollua në portin e Londrës Gateëay. Efektivët e Forcave Kufitare gjetën një numër pako kokaine në zonën e çatisë dhe këto u hoqën përpara se kontejneri të rivulosej.

Disa ditë më vonë, Robert Ball, i cili më vonë u zbulua se vepronte në emër të një grupi të krimit të organizuar shqiptar, kontaktoi linjën e transportit për t'u kërkuar atyre të lëshonin katër kontejnerë, përfshirë atë që ai mendonte se përmbante drogën.

Balli, 59 vjeç organizoi një kompani transporti për të mbledhur dhe zhvendosur kontejnerët në një kompani magazinimi në Herald Ëay, Coventry.

Së bashku me bashkëpunëtorët Florjan Ibra 30-vjeç dhe Arman Kavioani 36-vjeç dhe Mirgent Shahu mbërritën disa ditë më vonë, më 15 prill.

Balli kishte ikur nga Cheshire më herët atë ditë, duke mbledhur Shahun në një kafe Costa në Kings Heath, Birmingham. Balli dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion forklift për të hipur në majë të kontejnerit.

Ata hapën çatinë duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin pakot që besonin se përmbanin drogë. Kaviani dhe Ibra tentuan të arratiseshin por u kapën. Të katër burrat u akuzuan më vonë për vepra të importimit të kokainës.

Balli dhe Shahu u dënuan nga një juri në Ëarëick Croën Court më 26 maj të këtij viti, ndërsa Ibra dhe Kaviani u deklaruan fajtorë në një seancë të mëparshme. Në të njëjtën gjykatë sot (1 nëntor) Ball dhe Shahu u dënuan me nga 18 vjet burgim. Ibra u dënua me 13.5 vjet burg dhe Kaviani me 12 vjet e nëntë muaj në seancat e mëparshme.

[caption id="attachment_751180" align="alignnone" width="688"]Robert Balli, Florjan Ibra, Mirgent Shahu, Arman Kaviani. Robert Balli, Florjan Ibra, Mirgent Shahu, Arman Kaviani.[/caption]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese