Policia Rrugo4re ka vijuar monitorimin me radar në aksin Tiranë - Durrës - Tiranë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë, teksa janë pezulluar 11 leje drejtimi nga 1 deri në 8 muaj, për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lek të rinj.
Gjithashtu janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 117 km/h deri në 127 km/h. Ndërkohë, vijon monitorimi dhe me drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, ku si rezultat janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Vijonë masat e shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Monitorim me Radar dhe, në Tiranë - Durrës - Tiranë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
- Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.
- Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 11 leje drejtimi nga 1 deri në 8 muaj, për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lek të rinj.
- Gjithashtu janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 117 km/h deri në 127 km/h.
Ndërkohë vijon monitorimi dhe me drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkooli apo më keq akoma në gjendje të dehur.
- Si rezultat janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 14 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturon se shpejtësia vret jetë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha akset nacionale dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.
Shijoni fundjavën, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.