Në autostradën Tiranë-Durrës është e pamundur të udhëtosh për momentin. Trafiku ka paralizuar tërësisht këtë aks të rëndësishëm në vend dhe rradha e makinave nis që në hyrje të autostradës duke e bllokuar atë.
Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin udhëtimin me automjete të në autostradë dhe të zgjedhin transportin publik nëse e kanë të domosdoshme lëvizjen.
E njejta situatë është krijuar edhe mbrëmjen e djeshme, kjo për shkak të festimeve që po organizon në krah të autostradës një qendër tregëtare.