Trafiku në Tiranë/ Veliaj: Po testojmë me Rrugën e Durrësit, ngushtimi i tyre është legjendë urbane

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 21-09-2020 Trafiku në Tiranë/ Veliaj: Po testojmë me Rrugën e Durrësit, ngushtimi i tyre është legjendë urbane Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa i është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për trafikun në Tiranë, zbuloi se Rruga e Durrësit është momentalisht këtë vit në testim e sipër për të parë se si do të vijojë trafiku.

I ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në News24 veliaj shtoi se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane dhe se në të vërtetë rrugët e kryeqytetit nuk po ngushtohen.

"Trafiku në Tiranë, sidomos në rrugën e Durrësit ishte keq. Definicioni i inovacionit është provo diçka tjetër dhe provoje si do jetë. Nga rruga e Durrësit hyjmë, nga Mine Peza dalim.

Legjendë urbane ngushtimi i rrugëve. Një korsi tek Myslym Shyri ishte e zënë nga automjetet. Edhe te Rrugë e Durrësit, por tani i është lënë transportit urban.

70% e qytetarëve në Tiranë kanë automjete, 9% kanë biçikleta. Edhe këta të fundit paguajnë taksë.

Edhe këmbësori, edhe çiklisti, edhe ai me urban, edhe ai me makinë duhet të jenë në proporcion.

Detyra e Bashkisë është të sistemojë interesat. Ka dhe shtresa të tjera të popullsisë.

Deri vitin tjetër mbaron dhe mbikalimi i Shqiponjës. Jam në një punë që dëgjoj opinione për rrugët, arkitektura.

Tirana ka më shumë apo më pak vende parkimi? Padyshim që kemi hequr disa te Myslym Shyri, por ka 300 te Skënderbeu. Më parë s’kishte te Bulevardi i Zogu l, stadiumi dhe 7 xhuxhat. Historia e parkimit është sa më shumë bën, aq më shumë kërkohet.

Parimi është sa më shumë rrugë bën, është ftesë që të kalojnë më shumë me automjete”, tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambulanca përplaset me 'BMW X5' në Sarandë, plagoset rëndë infermierja, niset me helikopter drejt Traumës
Dy punonjës të Njësisë Administrative Bubullimë dalin me Covid-19, mbyllet shërbimi »
Article Logic
Execution time: 0.022313117980957
array(1) { ["section"]=> string(103) "trafiku-ne-tirane-veliaj-po-testojme-me-rrugen-e-durresit-ngushtimi-i-tyre-eshte-legjende-urbane-221070" }