Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafiku i fuoristradave “Peugeot” nga Kapshtica,policia greke: Vlera rreth 300 mijë €

Shkruar nga Newsbomb
Trafiku i fuoristradave “Peugeot” nga Kapshtica,policia greke: Vlera

Policia Greke në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë realizuar një operacion mbi trafikimin e automjeteve të vjedhura tip “Peugeot” dhe trafikoheshin nga pika kufitare e Kapshticës.

Në një reagim të bërë ditën e sotme, policia greke ka njoftuar se janë sekuestruar 8 automjetet që janë vjedhur për trafikim si dhe arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar.

Sipas komunikatës së policisë greke është arrestuar Maradona Cenollit dhe janë pezulluar nga detyra 4 punonjës të policisë së Korçës.

Cenolli dyshohet se ai kryente trafikimin e mjeteve në Shqipëri përmes targave false, leje qarkullimi false dhe numër shasie të falsifikuar.

Policia greke tha se hetimi ka nisur që në muajin mars kur në territorin grek u sekuestruan dy automjete luksoze në tentativë për të hyrë në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare ka sekuestruar 7 automjete të tjera, ku nga fotografitë e publikuara nga policia greke, rezultojnë automjete të sekuestruara jo vetëm në Korçë por edhe në Sarandë.

Konkretisht sipas policisë greke në 31 mars 2023 në Follorinë, në tentativë për të hyrë përmes Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar një fuoristradë tip “Peugeot”, e deklaruar e vjedhur në 11 mars 2023 në Komisariatin e Pallinit në Greqi.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shqiptar 31 vjeç. Atë ditë u sekuestrua dhe një “Mercedes-Benz” luksoz dhe u arrestua drejtuesi, një 43-vjeçar shqiptar.

Hetimi në bashkëpunim me palën shqiptare zbuloi kalimin në Shqipëri edhe të 9 automjeteve të tjera, kryesisht të së njëjtës markë fuoristradë “Peuget”, të cilat ishin vjedhur në Greqi.

Vlera e secilit mjet llogaritët në 30.000 euro ndërsa dëmi total 300.000 euro. Nga 9 automjetet e vjedhura, 7 u sekuestruan nga policia shqiptare nga të cilat 6 në Korcë dhe 1 në Sarandë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese