Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Trafiku i drogës nga Amerika Latine/ Gazetari Julian Kasapi: Zona ku u vra Ergys Dashi është elitare, ja roli i shqiptarëve atje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Julian Kasapi bëri një përshkrim të situatës së bandave shqiptare në Amerikën Latine. Ai tregoi mbrëmjen e sotme në “Open” se shqiptarët janë thjeshtë emisarë, ose ndryshe koordinatorë të ngarkesave të drogës.

Gazetari shpjegoi se këto grupe funksionojnë si persona që kryejnë marrëveshjen me latinët në emër të bandave të tyre. Ndër të tjera, ai tha se zona ku u vra Ergys Dashi është një zonë elitare, afër një qendre tregtare mjaft të famshme.

“Nuk e di a ka lidhje me vrasjen e Ergys Dashit, por në Guajakil u kap një sasi e madhe droge në port. Policia ka filluar aksion masiv. Kështu grupet kriminale po mendojnë mënyra të tjera për të marrë drogën dhe si rrjedhojë ndodhin këto vrasje. Zona ku është vrarë Dashi, është zonë elitare, është afër një qendre tregtare mjaft të famshme.

Ka hyrë atje në 2018, dhe ka qëndruar me periudha 1 mujore. Ka shqiptarë që janë zhvendosur atje, dhe ka dhe nga këta si Dashi që rrinë nga 1 muaj për të koordinuar kalimin e drogës. Grupet kriminale të origjinës, grupe shqiptare apo italiane, këta emisarë që shkojnë në llogari të grupeve, përmes palëve të treta, bëjnë të mundur blerjen e kokainës dhe sigurohen që ngarkesa të niset.

Nëse ka problema në ngarkesë, fillojnë problemet për pagesën dhe më pas vijnë eliminime. Shqiptarët më së shumti janë emisarë që nuk qëndrojnë shumë. Por ka dhe shqiptarë që e bëjnë këtë punë prej 15 vitesh. Shqiptarët nuk është se janë në krye të këtyre vendeve, ata kërkojnë që të ngrihen e të kontrollojnë trafikun e kokainës vetëm. E prandaj ndodhin këto vrasje”, u shpreh Kasapi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img