Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Trafiku i 119 kg kokainë, merren në pyetje agjentët doganorë dhe punonjësit e skanerit në Portin e Durrësit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria ka marrë në pyetje agjentët doganorë dhe punonjësit e skanerit në Portin e Durrësit, në lidhje me 119 kg kokainën  që erdhën nga Ekuadori.

Në datë 30 Dhjetor të 2021, kamioni me banane kaloi i pastër skanerin, ku nuk rezultoi se kishte ngarkesë kokaine brenda doli nga porti dhe u nis drejt Tiranës.

Më pas mes bananeve u gjetën të fshehura 119 kg kokainë. Newsbomb.al mëson se me datë 30 dhjetor është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Agron Jaku, me detyrë Drejtori Operacionales i kompanisë “S2 Albania”, i cili ka dhënë shpjegime për proceduarat e skanimit.

Sakaq janë marrë nga Prokuriria edhe kopje materiale, lista e punonjësve dhe pamjet filmike në DVD.

Kujtojmë që një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img