Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhi Hysa, 50 vjeç , lindur në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike“.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 08.05.2014 nga punonjësit e policisë Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me targë DH 907JP, drejtuar nga shtetasi italian A.B. janë konstatuar lëndë narkotike cannabis sattiva.
Nga policia u sekuestrua lënda narkotike dhe drejtuesi i mjetit u arrestua.
Nga hetimet u provua se bashkëpunëtor i tij ka qënë shtetasi , Bardhi HYSA.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.