Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikonin njerëz kundrejt pagesës me shuma të mëdha, 51 të pandehur te Krimet e Rënda (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Pas operacionit 'One if by land', 51 persona kanë përfunduar si të pandehur në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykate ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerike dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

Mbi të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada.

Personat që janë marrë të pandehur:
Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj, Mhill Zefi,  Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi, Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan Qyrku, Genci Osmanaj, Arben Kajaçi, Luigj Shtinja, Tanush Prenga, Përparim Kule, Esat Cakoni, Skënder Koci (Keni), Shkëlqim Koci (Jimmy), Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Eno Muçollari, Liri Muçollari, Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Haki Tarja, Bashkim Sorra, Ylber Rama, Artur Karaj, Emiljan Sinjari, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu