Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Trafikonin kokainë, dënohen 10 anëtarët e familjes shqiptare në Belgjikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Penale në Belgjikë ka dënuar një familje shqiptare, e cila merrej me shitje të drogave të forta.

Në total ishin dhjetë të pandehur dhe  të gjithë i përkisnin të njëjtës familje. Pas kontrolleve të kryera, autoritetet kanë bllokuar katër makina dhe 32 mijë euro, të cilat janë vërtetuar se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm.  Dy krerët e familjes, Gëzim L. dhe Martin L. u dënuan me 5 vite burg si dhe do të paguajnë një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Vëllai i tretë, Erlind L., u dënua me 4 vite burg dhe 8,000 euro. Të afërmit e tjerë u dënuan me nga dy vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë financiare, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.

Pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat janë detyruar me presion të punojnë me vëllezërit në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata ndaj tyre nuk mori masën e dënimit, por i liroi nga akuzat duke i lënë të lira.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img