Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikonin kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, sekuestrohet droga me vlerë 1 mln euro

Shkruar nga Newsbomb
Trafikonin kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, sekuestrohet

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Amarildo Meta, 34 vjeç, pronar i një biznesi,  Armand Mansaku, 40 vjeç dhe 42-vjeçari Dimitri Tarantini, gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili jeton prej vitesh në Cagliari.

Dy nga shqiptarët u kapën duke trafikuar kokainë dhe marijuanë. Meta dhe Mansaku u larguan nga Santa Croce sull’Arno për të mbërritur në Cagliari në shtëpinë e Tarantinit. Ata ishin korrierët që çonin drogën në Cagliari dhe më pas e shisnin.

Gjatë kontrollit në banesë të shqiptarëve, policia gjeti një çantë shpine me drogë. Në shtëpi kishte edhe celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera të që po hetohen nga policia.

Sipas hetuesve ata furnizonin me drogë tregun e Cagliarit dhe droga e sekuestruar arrinte vlerën e mbi 1 milion eurove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu