Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Trafikonin klandestinë me 150 euro, në pranga 3 presona mes tyre një sirian

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

234b41808287b8483c579244a7f0e732

Policia e Maliqit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se trafikonin shtetas të huaj drejt BE duke përfituar para.

Në pranga kanë rënë Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Lezhë, K. T., 23 vjeçe, banuese në Elbasan dhe S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Personat në fjalë kërkonin 150 euro nga klandestinët me premtimin e kalimit drejt vendeve të BE-së.

Njoftim i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë tre shtetas, midis tyre një i huaj.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë.
  • K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan.
  • S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img