Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trafikonin heroinë dhe armë nga Italia në Shqipëri, arrestohen dy shqiptarë dhe 1 italian në Tiranë: I shisnin në qytete të ndryshme (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shtetas shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi trafikonin armë dhe drogë nga Italia për në Shqipëri, dhe më pas i shisnin në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Në prangat e Bluve të Tiranës kanë rënë shtetasit: Vladimir Gjoci, Gehard Gaci dhe italiani Marco Maraschio.

Policia pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëeekend”, në kuadër të të cilit u bë i mundur ekzekutimi i dy masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

– Gehard Gaci, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale Marco Maraschio, 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Vladimir Gjoci u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi Vladimir Gjoci, së bashku me shtetasin italian Marco Maraschio, banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.  Ndërsa shtetasi Gehard Gaci merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi Vladimir Gjoci. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img