Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trafikonin drogë, shkatërrohet banda në Athinë, arrestohet një grek dhe 6 shqiptar, njëri i shpallur në kërkim për atentatin që iu bë shqiptarit në mes të qytetit (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04c1d9fe20cc36a3d75ce03e8e981e16

Një bandë që trafikonte drogë, furnizonte me armë dhe kryente vjedhje në Atikë, u shkatërrua nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Athinës.

Bëhet me dije se policia helene ka arrestuar një 25-vjeçar grek dhe gjashtë shqiptarë, të cilët merreshin me trafikimin e drogës.

Shqiptarët që kanë rënë në pranga janë të moshës: dy 27-vjeçar, një 30, 31, 34 dhe 38 vjeçar. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptar 32-vjeçar shqiptar.

38-vjeçar shqiptar ishte drejtuesi i organizatës. Ai ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizmin me drogë, ndërsa greku 25-vjeçar e ruante drogën në një shtëpi në Peristeri dhe më pas i shpërndate, tek personat e tjerë të lartëpërmendur dhe trafikonin në zona të ndryshme të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari 32-vjeç i shpallur në kërkim dhe 38-vjeçari i arrestuar janë edhe autorë të një ngjarjes së ndodhur më 26-2-2021, ku u qëllua me armë një shqiptar nga bashkëatdhetarët e tij. Personat në fjalë më pas u larguan me taksi, por harruan armën në makinë.

Policia greke bën me dije se shqiptarëve dhe grekut në banesë u janë gjetur:

kallashnikov

2 pistoleta,

226 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

468- gram kanabis

5- gram kokainë

laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik me -6- fidanë

3 peshore precize elektronike

5- automjete

ΦΩΤΟ_4.JPGΦΩΤΟ_5.JPGΦΩΤΟ_1.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img