Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikonin drogë, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë dhe një tunizian pasi akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se dy prej katër të arrestuarve nuk ishin të panjohur për autoritete.

Pas kontrolleve, shqiptarëve iu është gjetur drogë e llojeve të ndryshme si dhe një sasi parash, të cilat mendohet se si burim kanë trafikimin dhe shitjen e saj.  Në makinën e tyre janë gjetur edhe mjete të tjera të paligjshme, përfshirë fishekë si dhe pajisje, të cilat i përdornin në paketimin e drogës së llojit kokainë në doza të vogla.

Dyshohet se shqiptarët e arrestuar kanë lidhje edhe me grupe  të tjera të rrezikshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu