Policia ka goditur një grup që merret me trafikim të lëndëve narkotike në Spanjë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia ka ushtruar kontrolle në Elche, Chiva, Llombai, Picassent dhe Torrent për grupet kriminele.
Nga ky operacion kanë rënë në pranga 16 persona që merreshin me trafikim e lëndëve narkotike, mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, po nuk dihet sesa konkretish.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 3885 bimë marijuanë; 10,6 litra vaj marijuanë, 88 gramë hashash, 1 armë gjahu, 1 jelek anti-plumb, 1 automjet, 10781 euro, dokumentacione, telefona, kompjuterë dhe tableta.