Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikoi 14 vjeçaren në Kosovë, policia arreston 19 vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Klevis Mulgeci, 19 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Kosovë një të mitur.

14 vjeçarja I.K., dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion në Kosovë pasi është mashtruar nga 19 vjeçari. Fillimisht, Mulgeci e ka mashtruar të miturën se po shkonin për pushime dhe më pas e ka detyruar të prostituonte.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.12.2016, u arrestua shtetasi Klevis Mulgeci, 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse dyshohet të ketë trafikuar jashtë shtetit (në Kosovë), shtetasen e mitur I.K, e datëlindjes 20.09.2002, me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Parashikuar nga Neni 128/b i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.