Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Trafikimi i armëve të vogla, SHBA mbështet trajnimin e efektivëve shqiptarë në Akademinë Ndërkombëtare në Hungari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë efektivë të Policisë së Shtetit janë trajnuar në Akademinë e Zbatimit të Ligjit Ndërkombëtar (ILEA) në Hungari, në lidhje me trafikimin e armëve të vogla.

Përgjatë katër ditëve, oficerët u përqëndruan në kurrikulat e lidhura me trafikimin e armëve të zjarrit, teknikat hetimore, planifikimin e operacioneve dhe pikasjen e mashtrimeve. Ky trajnim do të ndihmojë policinë në zbulimin dhe kapjen e trafikantëve të armëve të zjarrit dhe në hetimin e kriminelëve, të cilat përdorin armë zjarri në krime të dhunshme.

Trajnimin e efektivëve shqiptarë jashtë vendit e ka mbështetur dhe Byroja e DASH për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, ndërsa përgëzon oficerët për përfundimin e trajnimit.

Më shumë




spot_img








spot_img