


Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe cigaresh me vlerë 7.5 milionë euro .
‘Trento’ rapoton se pas 4 vitesh hetim autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Vinculum”, duke shkatërruar 4 organizata kriminale me aktivitet në kontrabandë cigaresh nga vendet e Europës Lindore në Itali.
U sekuestruan 20 ton cigare, gjithashtu edhe 3.550 kilogram cigare të falsifikuara me cilësi të ulët, sepse ato ishin të paketuara me dorë dhe që përmbanin nivele shumë më të larta të katranit dhe monoksidit të karbonit.
Policia Ekonomike dhe Financiare e Guardia di Finanza të Trento identifikoi katër organizata, në biznes me njëra-tjetrën, që veprojnë në provincat e Milano, Monza Brianza, Napoli, Salerno, Brindisi dhe Bari. Bëhet me dije se ndër personat e arrestuar është edhe një shqiptar.
Sipas sondazheve, që nga fillimi i vitit 2016, kontrabandistët kanë importuar sasi të mëdha cigaresh në Itali nga Evropa Lindore, përmes kalimit Brenner, nga Greqia dhe nga Malajzia nga deti, kryesisht e destinuar për tregun kombëtar nëntokësor.