Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Trafikantët djegin gomonen në Shëngjin, Guardia di Finanza e ndoqi dje me helikopter në brigjet e Vlorës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gomonia e cila u vu në ndjekje pasditen e djeshme në brigjet e Vlorës, është gjetur e djegur sot në Shëngjin. Guardia di Finanza e ndoqi dje me helikopter mjetin lundrues që dyshohet se ishte i ngarkuar me drogë, ndërkohë që nga deti kontrollet i bënte Policia Kufitare.

Gomonia e dyshuar e ngarkuar me lëndë narkotike është konstatuar në grykëderdhjen e Vjosës dhe prej orës 17.00 të së martës, forca policore italiane ju vu në ndjekje. Duke qenë se hasi në rezistencë Guardia di Finanza kërkoi dhe ndihmën e Policisë shqiptare.

Në grykëderdhjen e Vjosës janë konstatuar dhe më parë skafe të ngarkuar me qindra kg drogë, në disa raste ngarkesat janë kapur bashkë me trafikantët. Siç shihet në foton e mëposhtme, gomonia ka qenë e mbuluar në pjesën e ngarkesës dhe në vendin ku qëndron drejtuesi.

Policia nuk ka mund dot të identifikojë drejtuesin e gomones dhe nëse në bord kishte persona të tjerë. Sot, pas disa orësh ndjekje intensive, mjeti lundures është gjetur i djegur në Shëngjin. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e personave përgjegjës.


Gomonia ka një gjatësi prej 7-8 metrash dhe e pajisur me tre motorë të fuqishëm pas. Policia ka lëshuar një reagim zyrtar dhe thotë se gomonia është gjetur në orën 05.30, shumë orë para njoftimit, ku thekson se nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

“Më datë 20.07.2022, rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit për rastin.

Më shumë




spot_img








spot_img