Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Trafik refugjatësh me 196 karta identiteti, bien në grackë dy shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b23fde146a77e8da11f722f60d9fc9c4

Policia Kufitare e Barit arrestoi mbrëmjen e djeshme dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin me vete plot 196 karta identiteti italiane (ID) të falsifikuara.

Ndalimi i tyre u bë në portin e Barit, teksa dy shtetasit shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk zbardhet nga autoritetet italiane) u kontrolluan nga oficerët e rendit. Ata punonin si shoferë autobusi të linjës Bari-Durrës dhe në momentin e kontrollit rutinë nga karabinierët nuk kishte pasagjerë të tjerë. Gjatë kontrollit, oficerët e kufirit gjetën plot 196 dokumenta identifikuese të falsifikuara pasi fotot u përkisnin refugjatëve të paligjshëm që tentonin të hynin në territorin italian, por me identitete italiane të falsifikuara.  

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët dyshohet se punojnë për organizata të paligjshme të trafikut të qenieve njerëzore, e cila ka përfituar miliona euro nga falsifikimi i dokumenteve.

Dy shqiptarët e arrestuar nuk rezultojnë të kenë patur precedentë të mëparshëm në Itali teksa janë kontrolluar vazhdimisht në portin e Barit.

Më shumë

spot_img
spot_img