
Trafik i rënduar në disa akse nga Saranda në Velipojë, Durrës e Tiranë.
Shkak i trafikut është bërë fluksi i madh i pushuesve vendas dhe ata nga vendet e rajonit, që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për fundjavë.
Disa nga akset me trafik të rënduar aktualisht janë Orikum- Vlorë, Gjiri i Lalzit- Maminas, por edhe hyrjet e tjera drejt Tiranës si zona pranë Teg-ut, Lurë-Armathë, deri dhe nga vendi i quajtur Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.
Po ashtu trafik ka edhe nga rruga dytësore e Ndroqit në drejtim të Tiranës. Aksi Shëngjin-Lezhë-Milot po gjithashtu mbetet i ngarkuar prej disa orësh.