Është bërë e zakonshme tani, por tejet shqetësuese fakti që në kryeqytet, në pikun e qarkullimit rrugor mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona e betoniere lëvizin në rrugët kryesore të qytetit.
Shoferët kanë shprehur shpeshherë shqetësimin e tyre lidhur me këtë fakt, por mesa duket nuk është marrë parasysh dhe këto mjete vijojnë qarkullimin në rrugët urbane.
Në Tiranë, por jo vetëm, trafiku është bërë shqetësues dhe siç shihet në fotot e siguruara nga Neësbomb.al, radha është e gjatë dhe në fillim ndodhet një betoniere “gjigande”.
Ndërkohë një tjetër problem ditën e sotme ka qenë dhe shiu, i cili siç shihet në videon e siguruar nga Neësbomb, e ka kthyer zonën e mbikalimit të Kamzës në një lagunë me ujë.